iPad është rikthyer. Pas 13 tre mujorësh të njëpasnjëshëm në rënie, Apple raportoi rritje të shitjeve të iPad me 15% për tre mujorin i cili u mbyll më 1 Korrik.
Kompania shiti 11.4 milion njësi, një rritje e ndjeshme nga 9.9 milion një vit më parë. Kjo rritje i dedikohet debutimit të modeleve të reja të iPad ku spikat modeli 9.7 inç me çmim prej 329 dollarësh.
Të ardhurat e gjeneruara u rritën me 2% në 5 miliard dollar, nga 4.9 miliard një vit më parë. Gjithashtu çmimi mesatar i produkti ra nga 490 dollar në tre mujorin e tretë të 2016-ës në 435 dollar së fundi. /PCworld Albanian