×
  • Lajme
  • Lajme

    IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë që u incizuan duke festuar me njeriun e Enver Sekiraqës

    Insajderi
    30 October 2023 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, pasi ata festuan në shoqërim të personave me të kaluar kriminale.

    Përmes një njoftimi publik, IPK njofton se ka filluar hetimet ndaj tre zytarëve policorë. Tutje në njoftim bëhet e ditur se tre policët dyshohet janë shoqëruar me persona që kanë të kaluar kriminale (shoqërim me personin e dyshuar për nxitje të vrasjes së ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës Triumf Riza).

    Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimet ndaj tre zyrtarëve policorë të cilët sipas publikimit të një video në media ku bazuar në këtë video dyshohet janë në shoqërim të personave me të kaluar kriminale (shoqërim me personin e dyshuar për nxitje të vrasjes së ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës Triumf Riza). Lidhur me rastin është informuar Prokuroria e Shtetit, ndërkaq në interes të zhvillimit të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë. Veprimet e tjera hetimore do të ndërmerren sipas autorizimeve ligjore të IPK-së”, thuhet në konfirmim.

    Në media u raportua se tre policët që festuan me Rrahim Abdullahun, njeriun e afërt të Enver Sekiraqës janë Valon Fetahu, Donat Jashari dhe Bashkim Krasniqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark