×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Irani ngritët në këmbë për shaminë, 36 viktima në protesta

    Insajderi
    23 September 2022 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka shkuar në 36 numri i viktimave në protestat në Iran të nisura nga vdekja e 22-vjecares Mahsa Amina, që u arrestua nga e ashtuquajtura policia e moralit pasi nuk e kishte vënë hixhabin e saj siç duhej sipas tyre.

    Pamjet e publikuara tregojnë protestuesit duke djegur imazhet e liderit suprem Ali Khamenei dhe komandantit të ndjerë të Gardës Revolucionare Qassem Soleimani. Teksa edhe gratë dhe vajzat kanë djegur shamitë e tyre mbuluese në shenjë revolte.

    Si kundërpërgjigje, forcat e sigurisë kanë qëlluar pa dallim me armë, dhe kanë përdorur gaz lotsjellës tha Amnesty International dhe grupe të tjera të të drejtave të njeriut.

    Demonstruesit kanë hedhur gurë ndaj tyre, u kanë vënë zjarrin makinave të policisë dhe kanë brohoritur parulla anti-qeveritare.

    Për vdekjen e Amini, ka reaguar edhe presidenti ebraim raisi , i cili tha se përgjegjësia tani është në duart e gjyqësorit.

    “Nëse vdekja e saj ishte për shkak të neglizhencës së mjekëve, patjetër do të hetohet dhe unë premtoj se do ta ndjek këtë çështje”, tha ai, por protestuesit nuk e besojnë aspak versionin e tij dhe të autoriteteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark