×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ironizon aktori Zogiani, poston vakti të Ramazanit me foto të Kurtit

    Insajderi
    22 March 2023 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besimtarët muslimanë janë në prag të pritjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon të enjten më 23 mars 2023. Bashkësia Islame e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka publikuar Vaktinë e Ramazanit që vlen për Kosovë, ku tregohet gjatësia e ditës së agjërimit në vendin tonë.

    Por, ishte aktori i humorit, Jeton Zogiani i cili ka zgjedhur një Vakti më ndryshe për këtë vit. Në vend të xhamisë, mbi kalendar është paraqitur portreti i kryeministrit Albin Kurti.

    Duke ironizuar dhe duke u tallur me kreun e shtetit, Zogiani tha se ‘që 20 vjet jua kanë falë tervait keq’.

    Qe 20 vjet jau kan fale teravit keq, ne kete muaj te shenjte te ramazanit do te jau fali vet!“, ka shkruar Zogiani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark