×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Isa Mustafa mbështet Marshin për Drejtësi: “Me mendje jam me ju”

    Insajderi
    30 March 2023 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Isa Mustafa ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për “Marshin për Drejtësi” që organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

    Ky marshim sipas tij është një manifestim që meriton përkrahje e solidarizim, duke shtuar se luftëtarët e UÇK-së meritojnë drejtësi.

    “Kosova sot është e lirë falë luftës së UÇK-së, mençurisë politike të Ibrahim Rugovës dhe ndërhyrjes së NATO-s. Kemi qenë bashkë në kohërat më të vështira; jemi solidar sot me të gjithë ata që kontribuan për liri e pavarësi dhe me ata që ishin shembull i gatishmërisë për të zbardhur çdo dyshim në luftën e drejtë dhe të pastër, sepse besonin në Drejtësi!”, shkruan Mustafa.

    Ai tutje shtoi se e mendje është me ata që do të marshojnë për drejtësi sepse luftëtarët e saj dolën në ballë për të ndalur masakrat e shtetit serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark