×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-ambasadori Delawie: Gabim i madh minimi i lirisë së shtypit, uroj të rishqyrtohet lëvizja ndaj Klanit

    Insajderi
    29 July 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar për rastin e certifikatës së televizionit Klan Kosova, të cilët shteti e ka pezulluar, duke rrezikuar kështu mbylljen e tij.

    Delawie tha se minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh.

    Tutje, ai shtoi se shpreson që Qeveria e Kosovës do ta rishqyrtojë lëvizjen rreth Klan Kosovës.

    “Minimi i lirisë së shtypit në Kosovë do të ishte një gabim i madh. Shpresoj se qeveria e Kosovës do të rishqyrtojë lëvizjen e saj për Klan Kosovën”, ka shkruar Delawie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark