×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-ambasadori holandez, Bosch: BE të marrë masa kundër Beogradit e jo Prishtinës

    Insajderi
    30 June 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të Bashkimit Evropian në samitin që u mbajt në Bruksel, të premten kërkuan shtensionim të menjëhershëm të situatës në Kosovë dhe paralajmëruan “pasoja negative” nëse kjo nuk ndodh.

    Për këto masa të paralajmëruar për Insajderi ka folur edhe ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch.

    Bosch ka thënë se Kurti e ka të martën rastin që t’iu bëjë me dije kryeministrave evropianë qëndrimet e tij, përkatësisht se do të zbatojë planin tre pikësh të Bashkimit Evropian.

    Sapo pashë që të hënën dhe të martën kryeministri Rutte dhe kryeministri i Luksemburgut Bettel do të vizitojnë në emër të BE-së fillimisht Serbinë dhe të martën Kosovën. Ky është shansi që Kurti t’u tregojë qëndrimet e shtetërore. Për të thënë se ai do të ekzekutojë planin 3 pikësh”, tha Bosch.

    Ish-ambasadori vlerëson se BE duhet të marrë masa ndaj Serbisë dhe jo Kosovës.

    “Qëndrimi i BE-së ndaj Kosovës është i padrejtë, por Prishtina, edhe pse e padrejtë, duhet të tregojë edhe më shumë fleksibilitet. BE-ja në radhë të parë duhet të marrë masa kundër Beogradit dhe jo Prishtinës”, u shpreh ai.

    Sipas tij është Serbia ajo e cila e ka sjellur situatën në këtë pikë, pra të tensioneve.

     “Kosova ka qenë pozitive në negociata ndërsa Serbia me tërheqjen e etikës së serbëve të Kosovës nga veriu ka krijuar kaosin në të cilin jemi tani”.

    Përtej zhvillimeve aktuale, Bosch ritheksojë edhe një shkelje që sipas tij ka bërë presidenti serb.

    Vuçiq po ashtu e përmbysi marrëveshjen e Ohrit në të njëjtën ditë kur u diskutua duke thënë se ai kurrë nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së që ishte pika kryesore e asaj marrëveshjeje”.

    Të hënën më 3 dhe të martën më 4 korrik, kryeministri holandez Mark Rutte do të vizitojë Serbinë dhe Kosovën së bashku me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel.

    Lajmin e ka bërë të ditur sot qeveria holandeze përmes një komunikate për media.

    Sipas komunikatës, Rutte dhe Bettel do të diskutojnë me liderët e të dyja vendeve për tensionet në veri të Kosovës.

    Vizita ofron një mundësi për të diskutuar tensionet midis Serbisë dhe Kosovës dhe rëndësinë e de-përshkallëzimit dhe përkushtimit ndaj dialogut të udhëhequr nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e qeverisë holandeze.

    Ndërkohë, shtensionimi i situatës, zgjedhjet e reja dhe rikthimi në dialog, janë tri pikat që ndërkombëtarët kanë kërkuar të zbatohen nga Kosova e Serbia.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark