×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-banori zbulon emrat e 4 finalistëve të BB VIP

    Insajderi
    21 April 2023 - 13:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Aktori i njohur, Elvis Pupa, ishte dje i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel.

    Banori që u eliminua këtë të martë nga “Big Brother VIP” foli për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke kujtuar një nga batutat e Luiz Ejllit kur Visi gatoi tasqebap.

    “Unë desh kapa finalen me një tasqebap. Sa e provoi, Luizi tha: Iu thaftë dora kush e nominon Visin”, kujtoi ai me humor.

    Ndërsa i pyetur se kush janë sipas tij, 4 finalistët e këtij edicioni të BB VIP, Pupa u shpreh:

    “Luizi, jam mes Kiarës dhe Efit, nuk e di. Me shpirt them Kiara, ndoshta për lojë ka luajtur më shumë Efi. Ndoshta Qetsori, e kam thënë edhe më përpara dhe Nita”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark