Ish-basketbollisti i KB Pejës, Brad Waldow, këtë sezon është transferuar në Izrael.
Për fat të keq, ai ka qenë atje kur kanë nisur sulmet terroriste nga Hamasi.
Waldow, i cili në fillim të kësaj sezone është shpërngulur bashkë me gruan dhe djalin e tij të vogël në Izrael, thotë se kanë mbetur të ngujuar atje.
Ai ka ndarë një video shqetësuese të gruas dhe fëmiut të tij, i cili vazhdimisht qan nga frika.
Teksa bashkëshortja e Waldow i thotë djaloshit të qetësohet dhe se zhurmat e eksplodimeve i quan “fishekzjarre”, Waldow mundohet t’i mbrojë ata duke i mbuluar me trupin e tij.
“Ja çfarë po ndodhë vërtet në Izrael. Ne po mundohemi të shkojmë në shëtpi” ka shkruar Waldow.