Ish-deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, pas vdekjes së Silvio Berlusconit, ka treguar një ngjarje bashkë me të.
Ai ka treguar se pas atentatit që iu bë në vitin 2000, e dërguan për shërim në Itali, ku kishte qëndruar një vit të plotë.
“Ishte viti 2000, ku pas atenatit me derguan per sherim ne Itali, ku qendrova per 1 vit te plote. Ne Itali me derguan me plage te renda e ne koma, dhe pothuajse pa shenja jete. Por zoti dhe Italia ma riktheu ne jete. E meritat pse une sot jam gjalle i takojne edhe Silvio Berlusconit, qeveria e te cilit i kishte mbuluar te gjitha shpenzimet e trajtimin tim! Sot, ndjej pikellim per vdekjen e Berlusconit, nje mik i madh i shtetit te Kosoves! Zoti e bekofte!”, ka deklaruar Rudi.