11:15 - 11 Nëntor 2022

Ish deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti e ka kritikuar ashpër anëtarin e partisë në pushtet, Elvis Hoxha, pas deklaratave të këtij të fundit ndaj Dardan Molliqajt.

Sipas Dërgutit, Hoxha ka qenë pjesë e protestave kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë, të cilat janë organizuar në Paris.

Ajo në “Facebook” ka shkruar se Hoxha është një demagog, që ka qenë në anën e kundër të historisë.

Një kimist, me master ne filozofi në Paris, të cilit i rastisi të marrë pjesë në protestat kundër intervenimit tëNATO-s në Kosovë, në kohën kur shumë bashkëmoshatarë të tij nga Shqipëria iu bashkuan UÇK-së, demagog i llojit i cili dërdëllis pandërprerë për problemet e zgjidhjet politike në Kosovë, për beneficionet që i merr nga pushteti. Mos ta harrojmë që kulmi i politikes është lufta, kur ky njeri u ndodh në anën e kundërt të historisë. Shqiptarët me shekuj e kanë ditur kënd e kanë mik e kënd armik, ndonëse ishin të pashkolluar”, ka shkruar Dërguti.