×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-diplomati serb: Ngjarjet në Banjskë e kanë tronditur Vuçiqin

    Insajderi
    16 October 2023 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me këtë që ndodhi në Banjskë, presidenti i Serbisë e ka cunguar dhe tronditur autoritetin e tij dhe fuqitë perëndimore nuk shohin më stabilitet tek ai, vlerëson historiani Millan St. Protiq, i cili vendimin e Aleksandar Vuçiqit për zgjedhjet e 17 dhjetorit e sheh si kontroll të dëmit.

    “Një autokrat i qëndrueshëm, si ai, mund të jetë interesant për Perëndimin, por një autokrat i paqëndrueshëm mund të jetë ose një brumë i përshtatshëm për modelim për ta ose një njeri i cili duhet të largohet” ka shpjegoi Protiq.

    Sipas tij, ajo që ishte rekomandimi kryesor i Vuçiqit, pra stabiliteti, që do të thotë pushtet absolut në të cilin ai kontrollon gjithçka, nuk është më kështu, transmeton Paparaci.

    “Është e vështirë për mua të besoj se ai ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në ngjarjet në Banjskë”, ka thënë Protiq dhe ka theksuar se, përndryshe, “nuk kemi çfarë të flasim”.

    Ai niset nga supozimi se Vuçiq mund të ketë ditur për këtë, por se ai nuk e dinte dhe se “kjo është kryer nga ata që në një moment të caktuar u shkëputën nga autoriteti i tij për një arsye ose një tjetër, me një ose një tjetër mbështetje, e cila iu është dukur më solide dhe më të besueshme se të tijat”.

    “Sidoqoftë, reputacioni i tij, nën thonjëza, në botë se ai është burimi i stabilitetit në Ballkan tani së paku vihet në pikëpyetje”, ka thënë Protiq dhe ka theksuar se e gjithë situata i ka shkaktuar Serbisë dëme të mëdha, e jo vetëm presidenti aktual.

    Sipas tij, ekziston një shenjë barazie dhe bota e njeh Serbinë përmes një njeriu, kështu që ajo çfarë e prek atë negativisht, reflektohet negativisht edhe në Serbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark