×
  • Sport
  • Sport

    Ish e fejuara e Haxhi Krasniqit bëhet nënë – babai i foshnjes është futbollist i njohur turk

    Insajderi
    20 May 2022 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti i njohur turk, Merih Demiral, ka njoftuar se është bërë baba i një djali.

    Përmes një postimi në “Instagram”, mbrojtësi i Juventusit bëri të ditur edhe se kush është partnerja e tij.

    Demiral publikoi fotografi me ish të fejuarën e boksierit kosovar Haxhi Krasniqin, Heidi Lushtakun.

    “Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi 24-vjeçari krahas fotografive të publikuara.

    Kujtojmë se Demiral është i huazuar këtë sezon te Atalanta, teksa kartoni i tij është ende në pronësi të Juventusit.

    Megjithatë, Atalanta ka të drejtë të shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij pas përfundimit të sezonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark