Mariano Ondo ka vdekur të mërkurën (dje) gjatë seancës stërvitore të Kombëtares së Guinesë Ekuatoriale, transmeton Insajderi.
Sipas mediave të huaja, ish-futbollisti i klubit shqiptar Shkupit, nuk po ndihej mirë në fund të stërvitjes dhe u rrëzua.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, por vetëm mund ta konstatonin vdekjen.
Ondo po qëndronte në atdheun e tij dhe po stërvitej ndërsa priste dokumentet e nevojshme për t’u transferuar në Spanjë.
Rapid de Bouzas ishte klubi që po kërkonte shërbimet e tij, klub që bënë gara në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll. /Insajderi/