×
  • Lajme
  • Sport
  • Insajderi / Ballina 5

    Ish-futbollisti i njohur kosovar: E lus Kosovën të mos e harrojë UÇK-në, le të veprohet si Kroacia

    Insajderi
    10 December 2022 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti i njohur kosovar, Ardian Kozniku, i cili ka luajtur për Kroacinë, tha se nuk është befasuar aspak për kualifikimin e tyre.

    Ardian Kozniku bëri thirrje që Kosova të mos e harrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

    “Kroacia luajti për çlirimtarët, 3 mijë shqiptarë kanë luftuar për Kroacinë. Unë u kam thënë miqve të mi në Kosovë se duhet me qenë të gjithë krenarë me UÇK-në. Ushtarët që kanë çliruar Kosovën, kanë derdhë gjak që sot të luajë reprezentacioni i Kosovës dhe të merr pjesë në garat kualifikuese. Dashtë Zoti që Kosova sa më shpejt të kualifikohet në Kampionat Botëror apo Evropian, dhe i kisha preferuar që të mos i harrojnë luftëtaret, sikurse Kroacia. Unë jam krenarë dyfish, pasi 3 mijë shqiptarë kanë luftuar për Kroacinë”, u shpreh Kozniku.

    “Nuk jam befasuar aspak. Brazili ka qenë prej fillimit kandidati numër 1. Për Kroacinë nuk është çudi që ka ardhur këtu. Kanë një ekip fantastik. Atmosfera është fantastike. Është për ta respektuar. Me plot meritë ka ardhur deri këtu”, tha fituesi i medaljes së bronztë në Kupën e Botës të vitit 1998.

    Kozniku komentoi edhe deklaratën e trajnerit të Kroacisë, Zlatko Dalic, i cili pas ndeshjes fitoren ia dedikoi popullit kroat dhe çlirimtarëve të këtij vendi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark