×
  • Sport
  • Sport

    Ish-gjyqtari i futbollit me kritika për FFK-në dhe Ademin: Askush s’e merr përgjegjësinë për dështimin total

    Insajderi
    20 September 2023 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-gjyqtari i futbollit të Kosovës, Nexhmedin Bunjaku, ka folur rreth situatës në të cilën aktualisht gjendet Kombëtarja e Kosovës në futboll, përkatësisht rezultatet e dobëta në kampionatin evropian “Euro 2024”.

    Për këtë situatë, Bunjaku ka treguar gishtin te kreu i FFK-së Agim Ademi, ku është shprehur se nga ky moment të mos fajësohen me futbollistët e Përfaqësueses për dështim, por nga vetë kryetari për mosmarrjen e përgjegjësisë e po ashtu i paligjshëm dhe Komiteti Ekzekutiv.

    Ai shtoi se për të gjithë të bëmat e tyre do t’i ndjekë historia dhe për këtë herët ose vonë të gjithë do dalin para drejtësisë për t’u përballur me ligjin. Kujtojmë se Ademi kohë më parë ishte akuzuar për keqpërdorim të besimit dhe shmangie nga tatimi.

    Në anën tjetër, Përfaqësuesja e Kosovës pothuajse ka humbur gjasat për kualifikim në “Euro 2024”, pas humbjes nga Rumania, pasi gjendet në vendin e pestë me katër pikë.

    Postimi i plotë nga Nexhmedin Bunjaku (pa ndërhyrje):https://zeri.info/inarticle.html

    ASKUSH NUK E MERR PERGJEGJESINE PER DESHTIMIN TOTAL TE PERFAQESUESES SE KOSOVES NE FUTBOLL !!!!

    Aq shume eshte i ngarkuar Agim Ademi me akuza te ngritura nga prokuroria per keqeperdorime,keqemenagjim,incidente dhe skandale sa qe po i duket e tepert ta merr pergjegjesine per deshtimin total te Perfaqesueses se Kosoves gje qe po te te ishte ne nje shtet normal ne te cilin rrespektohet ligji dhe ku gjdo gje funkcionon duke u bazuar ne Statut dhe Rregullore,ky automatikisht moti kohe do ishte i shkarkuar nga Komiteti Ekzekutiv.

    Po si ta shkarkojn te shkretit kur vete jane te zhytur gjer ne fyt ne krimin e organizuar brenda FFK-s ne krye me te parin e Federates,ku e dijne Taxistet,Traktoristet,kujungjit(argjentart),kamariert e burekshitsat Statutin dhe Rregulloret e punes te FFK-s.

    Nga ky moment,mos i fajesoni me futbollistet e Perfaqesueses per deshtim sepse nga kjo mosmarje e pergjegjesise nga vet kryetari edhe ashtu i pa ligjeshem dhe Komiteti Ekzekutiv,del kjart se i gjithe SKENARI per deshtim,paska qen i pergaditur nga kryetari dhe pinjollet e tije anetaret e KE,Drejtorin dhe Menagjerin.

    Krahas skandaleve dhe qindra problemeve ne FFK edhe deshtimeve te me hereshme te Perfaqesueses(sidomos ndeshja ndaj Maqedonis se V)kishte zera qe te largohet (shkarkohet)Agim Ademi dhe klani i tije i gjere qe po sundon FFK-n,Perfaqesuesen dhe futbollin e Kosoves ne pergjithesi,por nuk ishin te shumte si tani kur vertet eshte trazuar e gjithe bota e futbollit ne Kosove,opinioni futbolledashes i Kosoves tashme e ka kuptuar se mos sukseseve apo deshtimeve te futbollit te Kosoves po i prin kryetari aktual i FFK-s me garden e krimit te organizuar qe ka leshuar rrenje thelle ne kete instanc sportive qe udheheqet nga keta dhe nepotentet tjere gje qe vet intervenimi disaheresh i prokuroris dhe arrestimeve te shumta ne Federate,deshmojn rrenjet e krimit nga kush dhe ku.

    Ju zoterinje te degradimit dhe shkaterrimit te FFK-s dhe futbollit te Kosoves ne pergjithesi,nuk mund ti ikni pergjegjesise,ju mund ti ikni per nje moment pasi jetoni aty ku nuk rrespektohet ligji,por te bemet e juaja do ti ndjeke historia dhe per kete heret a vone te gjithe do dilni para drejtesise te gjithe nje dite do te perballeni me ligjin,e nese i u ikni edhe ketyre,se fundmi do jepni pergjegjesi para opinionit te gjere futbolledashes te Kosoves per lojnat e pista tuajat me emocionet e nje populli.

    Dy fjale opinionit futbolledashes mbareshqipetar;mos degjoni pro serb e matrapaz qe po perdorin perqamjen dhe urrejtjen per te krijuar amulli e per te shpetuar lekuren e vet sepse keshtu jan keta matrapaz e ozurpator,deshtimet dhe krimet e tyre ti mbulojne me genjeshtra per ti ikur pergjegjesise dhe per ti shperqendruar vemendjen opinionit ne nje pike te ndieshme qe po e trumbetojne servilt e Agim Ademit per ta shpetuar BOSIN e tyre.

    Agim;mbledhi ato mbeturina qe vete i ke sjellur aty dhe ik,ikja jote dhe klanit tuaj,do ja mundesonte futbollit te Kosoves te marre fryme lirshem,do hapej rruga kah prosperiteti dhe sukseset qe me ju po mbeten vetem ender,liroje Federaten dhe futbollin nga ngulfatja edhe ate sa me heret aq me mire per futbollin dhe shtetin e Kosoves. /Zëri/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark