×
  • Sport
  • Sport

    Ish-gjyqtari i njohur evropian kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Federatës Spanjolle të Futbollit

    Insajderi
    17 October 2023 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas dorëheqjes së Luis Rubiales muajin e kaluar si President i Federatës Spanjolle të Futbollit, diskutimet kanë vazhduar për një zëvendësim të mundshëm. Janë përmendur disa emra, por ende nuk ka asgjë konkrete.

    Kjo mund të ndryshojë, pasi gazeta Marca thotë se Antonio Mateu Lahoz është shfaqur si një kandidat serioz për të marrë postin e presidentit të Federatës. Lahoz, i cili doli në pension si gjyqtar në fund të sezonit të kaluar, është i gatshëm për të marrë këtë detyrë pasi momentalisht punon vetëm si komentator i ndeshjeve të futbollit.

    Në raport thuhet se Lahoz ka mbështetjen e fuqive kryesore në Federatë, andaj emërimi i tij ka të ngjarë të jetë i realizueshëm. Ai konsiderohej si një gjyqtar i rreptë, por i drejtë dhe të njëjtën sjellje e presin në rast se merr këtë post.

    Zgjedhjet që priten të zhvillohen marsin e ardhshëm, do t’u jepte mjaft kohë të mendonin të gjithë personave që dëshirojnë të kandidojnë për t’u bërë kreu i ri i futbollit spanjoll. Nëse Lahoz vendos t’i shkojë kësaj çështje deri në fund, ai mund të ketë një avantazh ndaj kandidatëve të tjerë.

    45-vjeçari Lahoz gjatë gjithë karrierës së tij ka qenë subjekt i shumë kritikave e sidomos për ndarjen e drejtësisë në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, ku theu rekordin e kartonëve të shpërndarë në histori të atij turneu./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark