×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-i burgosuri politik, Caka: Radojiçiq është vrasës i tre shqiptarëve, ka qenë barbar në Gjakovë

    Insajderi
    31 July 2023 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-i burgosuri politik, Afrim Caka, ka treguar për dëshmitë që i ka ndaj serbëve dhe serbo-malazezëve që kanë bërë krime lufte në Kosovë.

    Caka ka thënë se ka dëshmi, gjithashtu, edhe vetë është dëshmitar që krimineli Milan Radojiçiq ka vrarë tre gjakovarë, dhe se në Gjakovë, ai ka qenë barbar.

    “Milan ka qenë vrasës dhe kriminel në Gjakovë, për qeto tri vrasje i kam parë me sy. Por, për familje tjera që s’e kanë njoftur, nuk kam mundur me jua qit fotografinë… kam marrë dëshmi nga dëshmitarët okularë”.

    “Ky ka qenë i kamufluar mirë me rroba të kamuflimit, grupin e eskadronit të vekdjs e ka udhëhequr ky. Milani është vrasës i tre gjakovarëve. E kam parë duke gjuajtë me armë, me kallash ka shtirë, dyert e oborrit kanë qenë të hapura”.

    “Unë të gjitha dëshmitë i kanë të frimosura nga dëshmitarët okularë”, ka treguar Caka në RTVD.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark