×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-kandidati i LVV-së për asamblist punësohet inspektor në Ministrinë e Shëndetësisë

    Insajderi
    26 October 2023 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ish-kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje është punësuar inspektor shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Ish-kandidati për asamblist nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Vushtrrisë, Kadri Maxhuni, është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht në Inspektoratin Shëndetësor.

    Maxhuni ka qenë kandidat për asamble në zgjedhjet e vitit 2013.

    Ai e ka pranuar se ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për asamble, por ka mohuar se angazhimi i tij politik ka ndikuar që të pranohet në punë.

    Çka është me rëndësi kjo. Çfarë ndikimi. Unë e kam përvojën dhe jam magjistër. Çka ka me ndiku. I kam plotësu të gjitha kriteret dhe kam përvojë mbi 20 vjet pune. Kam përvojë në menaxhim dhe kam ordinancën time”, ka deklaruar Maxhuni.

    Ai ka thënë se nuk është më aktiv në LVV, ndonëse në aktivitetet e tij në rrjetet sociale ende e përkrahë këtë parti.

    MSh ka publikuar rezultatet e konkursit për inspektor ku janë pranuar 24 persona. Shumica e të pranuarve në këtë konkurs i takojnë profesioneve infermierë, fizioterapeutë, laborant dhe disa specializant të stomatologjisë. /Gazeta Shneta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark