×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish kandidati për asamble nga PDK, emërohet Zëvendësdrejtor në QKMF-në e Drenasit

    Insajderi
    03 April 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Drenasit e ka ‘rehatuar’ me pozitë të mirë ish kandidatin për asamble nga PDK në Komunën e Drenasit, Selman Mehani. Ai është i përzgjedhur për pozitën Zëvendësdrejtor në QKMF “Dr. Hafir Shala” në këtë komunë.

    Në bazë të rezultateve të publikuara del se Lladrovci që udhëheq Drenasin, ka rehatuar bashkë-partiakun e tij.

    Ai ka dal i pari me 74 për qind.

    Personi i përzgjedhur për këtë pozitë, Selman Mehani duket se ka afërsi me kryetarin, Ramiz Lladrovci.

    Ai madje i ka dedikuar një postim në “Facebook”, Lladrovcit.

    “Me kryetarin z. Ramiz Lladrovci si ç’do herë i pa lekundur“, thuhet aty.

    Selman Mehani ishte kandidat për Asamble Komunale me numrin 31 në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Komuna e Drenasit, por të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark