×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-kandidati për president të Serbisë: Të hënën bëhet fejesa e Vuçiqit me Kurtin në Bruksel

    Insajderi
    24 February 2023 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kandidati i opozitë serbe për president të Serbisë, Zdravko Ponosh ka thënë se nuk ka arsye për të mos besuar deklaratën e të dërguarit të BE-së, Miroslav Lajçak, se në takimin e të hënës në Bruksel, Vuçiq dhe Kurti do ta pranojnë zyrtarisht marrëveshjen e ofruar.

    Ponosh ka deklaruar për televizionin serb “Nova S” se Vuçiq dhe Kurti “do të fejohen” në Bruksel dhe se “kumbarët që rregulluan këtë martesë” nuk do të tolerojnë ndryshimin e mendjes së tyre.

    “Megjithëse marrëveshja e ofruar nuk flet për njohjen eksplicite të Kosovës nga Serbia, as për anëtarësimin e Kosovës në OKB, një marrëveshje e tillë u jep hapësirë ​​pesë mos njohësve të BE-së për të interpretuar se Serbia në mënyrë indirekte pranon shtetësinë e Kosovës dhe nuk është kundër anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

    “Një marrëveshje që do të ishte e mirë për Serbinë duhet të përmbajë klauzola eksplicite se kjo nuk nënkuptohet, pra se Kosova nuk do të anëtarësohet në OKB”, ka pretenduar ai.

    Ponosh ka thënë se “nuk e sheh se si një marrëveshje e tillë do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të Serbisë dhe qytetarëve të Kosovës”.

    “Është e qartë për mua pse aktorët perëndimorë këmbëngulin që marrëveshja të nënshkruhet: prioriteti i tyre është zgjidhja e situatës së krizës në rajon, në mënyrë që ajo të mos bëhet një terren pjellor për ndikimin rus dhe jo të zgjidhen problemet e qytetarëve të thjeshtë. Është gjithashtu e qartë se çfarë fiton Prishtina me marrëveshjen. Nuk është e qartë dhe nuk shkruan se çfarë fiton Serbia, dhe cila është ajo “punë e madhe” që pretendohet se zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Serbia do të fitojë”, ka thënë Ponosh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark