×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-këshilltari i Kurtit ia kujton Çitakut, kohën kur iu gëzua marrëveshjes për Asociacion

    Insajderi
    28 February 2023 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku pas kritikës që kjo e fundit i bëri Kurtit, për pranimin e marrëveshjes për planin evropian, ku mes tjerash parashihet edhe zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin, shkruan Insajderi.

    Zulfaj ia ka publikuar një status të 2013-ës, atëherë kur marrëveshja e Asociacionit të Komunave me Shumcië Serbe u nënshkrua nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, e të cilës marrëveshje Çitaku iu kishte gëzuar.

    Ndërkohë sipas tij, sot Çitaku po e akuzon pa pikë turpi Qeverinë Kurti, po për këtë marrëveshje.

    Të gëzohen që asociacioni siç e menduan, negociuan, nënshkruan e për fatin e keq të Kosovës e ratifikuan në Parlamentin e Republikës tonë me 2/3tat, ku më 2015 e avancuan në Republika Srpska, nuk do bëhet“, ka shkruar ai mes tjerash.

    Reagimi i plotë:

    “Vlora u pat gëzuar fort kur u pat nënshkruar Zajednica me 2013.

    Në vend që sot ajo dhe subjekti i saj të kërkojnë falje e të ofrojnë mbështetje për të riparuar gabimin që kanë bërë, ajo pa pikë turpi akuzon qeverinë pse po pranon diçka që ata e nënshkruan.
    Më kontradiktor e jo-racional se kaq nuk mund të shkosh. Por ka një garë mes PDK e LDK se kush mund të shkojë më poshtë. Uroj ta fitojnë.

    Vlora e subjekti saj duhet të gëzohen që mbrëmë në mbi 1000 fjalë të thëna nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrel, askund nuk u përmend Asociacioni.

    Të gëzohen që asociacioni siç e menduan, negociuan, nënshkruan e për fatin e keq të Kosovës e ratifikuan në Parlamentin e Republikës tonë me 2/3tat, ku më 2015 e avancuan në Republika Srpska, nuk do bëhet.

    Qytetarët e Kosovës nuk i kishin borxh asgjë “vlorave” që nënshkruan Zajednicën dhe forcuan kriminelë si Radoicic e Veselinovic. Andaj sot, kurseni qytetarët.

    Ata ju njohin mire”

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark