×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-komandanti i Koshares: Solidarizohuni me ata që janë në Hagë, po i mbrojnë vlerat e luftës

    Insajderi
    09 April 2023 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, me rastin e 24-vjetorit të Betejës së Koshares, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që ta nderojnë dhe respektojnë vlerat e luftës.

    Nga Kosharja, ai u shpreh se qyterarët duhet të solidarizohen me ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

    Sipas tij, ata po mbrojnë vlerat që qëndrojnë në themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës.

    “Çdo përvjetor shohim fizionominë tipike të Kosharës, duhet të ketë borë, të ketë reshje, të jetë ftohtë, njerzit janë entuziastë, pavarësisht kohës, të harëshëm, sepse vinë, takohen dhe nderojnë këta që kanë rënë dhe prehen këtu në themelet e lirisë së shtetit. Kjo duhet të jetë ditë përmes të cilës i’u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i nderojnë dhe t’i respektojnë vlerat e luftës, të jenë të solidarizuar me ata që sot po përballen në Hagë, që janë duke mbrojtur pikërisht këto vlera që qëndrojnë në themelet e shtëtit dhe lirisë së Kosovës”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark