Ish futbollisti i Liverpoolit, Graeme Souness, i cili ishte pjesë e “The Reds” gjatë viteve 1978 deri në 1984, e ka kritikuar ashpër futbollistin Mo Salah.
Sipas tij, Mo Salah është lojtari më egoist që ka parë ndonjëherë.
“Mo Salah ka një vlerësim shumë të madh për veten,” tha Souness Simon në podkastin “Three Up Front” të William Hill.
Kritikat nga Souness (70 vjeç) erdhën pak ditë pas incidentit mes sulmuesit dhe trajnerit Jurgen Klopp, kur ai duhej të hynte në fushë për të luajtur kundër West Ham.