×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish-ministri: Edhe gruaja e Armend Mujës u avancua në pozitë sa isha unë ministër, nuk ishte në Nisma

    Insajderi
    04 August 2023 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për akuzat e Armend Mujës, që Enver Hajrullahu ka qenë asamblist i Nismës dhe se tash po paraqitet të jetë i ndershëm, ka folur edhe ish-ministri Vesel Krasniqi.

    Sipas tij, kjo nuk ka të bëjë aspak me parti, pasi që në kohën e tij edhe gruaja e Armend Mujës është avancuar në pozitë, por se nuk i ka takuar subjektit Nisma.

    “Ajo që më ka bë përshtypje është që ministrat, deputetë në këtë rast deputeti Muja i cili kishe reaguar se ky i takon një subjekti, çka ka të bëj këtu subjekti politik i takon. Këtu nuk mundet me fshehë a është i atij subjekti apo tjetrit subjekt, ai e ka kry, e ka zbatu ligjin dhe ka respektuar rregullat e pagesave. Në këtë rast duke u munduar me mbrojt ministren këtu shihet se këta janë MREZH, dhe janë keqpërdorues dhe ai i cili del në mbrojtje në këtë rast ministres edhe ai është i njëjtë me të. Deputeti Muja në kohën sa kam qenë unë ministër është avancuar edhe bashkëshortja e tij, tash kjo nuk është e Nismës, dhe ne kemi qenë në atë kohë në drejtim të kësaj ministrie”, ka deklaruar Krasniqi për Front Online

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark