×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-ministri i famshëm shqiptar lirohet nga burgu

    Insajderi
    03 June 2023 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e sotme, 2 qershor, është liruar nga burgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit shpalli vendimin ditën e sotme dhe ish-ministri Tahiri do të vazhdojë dënimin në “arrest shtëpie”.

    Ai është dënuar për shpërdorim detyre, teksa pak muaj më parë iu drejtua me një kërkesë Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

    Teksa ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u lirua nga burgu pasi qëndronte në qeli që prej shkurtit të vitit të kaluar, ish-zyrtari socialist duhet të përmbushë disa kushte që të quhet i rehabilituar siç janë mosshoqërimi i tij me persona që kanë rrezikshmëri shoqërore, apo persona të dënuar si dhe do të duhet të marrë kontakt me Shërbimin e Provës.

    Ndërkohë, vetëm pasi të përmbushë këto kushte, Tahiri konsiderohet i rehabilituar për veprën penale që ai është dënuar, atë të shpërdorimit të detyrës.

    Sipas avokatëve, zoti Tahiri ka pasur dy ekspertime mjeko-ligjore që i ka dorëzuar në gjykatë. Vendimi për lirimin me kusht është marrë nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu dhe prokuror i çështjes, Mustafa Turku, ndërsa Tahiri do të duhet të kalojë pjesën tjetër të dënimit në shtëpi (dënim alternativ).

    Gjyqtarja Matilda Fetau, arsyeton se Saimir Tahiri ka ende 1 vit e 8 muaj dhe 15 ditë dënim të pavuajtur dhe këto do t’i kryej nga banesa e tij në e cila ndodhet në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit.

    “1. Pranimin e kërkesës.

    I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,
    VENDOSI

    Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1(një) vit, 8(tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjete)dite, ta vuaje me “Qëndrim në shtëpi”, ne adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.
    3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

    Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.5. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Elbasanit.

    Tahiri ishte dënuar më 4 shkurt 2022 me 5 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3 vite e 4 muaj burg, teksa prej muajsh kishte kërkuar lirinë nga Gjykata nëpërmjet njohjes së kohës së paraburgimit. Ish-ministri ka qëndruar rreth 16 muaj burg qeli. Fillimisht ka qenë në qeli në Peqin dhe më pas në burgun e Lushnjës.

    Ai është liruar me kusht pasi gjatë përballjes me gjykatën kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit, duke qenë se një pjesë e kishte kaluar në shërbim prove gjatë dhënies së vendimit.

    Tahiri sipas prokurorisë, rezultonte se kishte favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i cili kishte funksionuar në shtetin italian. SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin, por GJKKO vendosi ta rikualifikojë veprën penale dhe e dënoi atë vetëm për shpërdorim detyre me 5 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 3.4 vite burg.

    Në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur. Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rënduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.

    Element që çoi në lirimin e Tahirit dhe të faktit për sjelljen e tij të mirë në burg. Duke iu parashtruar këto kërkesa, edhe prokurori i çështjes ka qenë dakord me kërkesën, që Tahiri të vuante ditët e tjera të dënimit në shtëpi.

    Gjykata i ka lejuar gjithashtu ish-ministrit që gjatë arrestit të shtëpisë të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

    Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është pritur me shqetësim nga ndërkombëtarët. Aktorët ndërkombëtarë po ndjekin me shqetësim procesin dhe po kërkojnë të njihen me dokumentacionet përkatëse.

    Ish-kryeministri Berisha komentoi sot edhe vendimin e Gjykatës së Elbasanit për të liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

    “Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut”, tha Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark