×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-ministri Mehaj: Zgjidhja e vetme ndaj Serbisë janë sanksionet për armatim

    Insajderi
    05 October 2023 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se e vetmja zgjidhje në raport me Serbinë është imponimi i sanksioneve për armatim, ndaj Serbisë.

    Sipas Mehajt, duhet të përshpejtohen procedurat për anëtarësim të Kosovës në NATO, gjithashtu.

    “Sikur të kishte vepruar Kosova, me një akt të tillë shtetëror – terrorist sikurse Serbia, do të kishte pasur pasoja me dekada ndaj Kosovës” ka thënë mes të tjerash Mehaj.

    Ky është reagimi i plotë i tij:

    Unë konsideroj se e vetmja zgjidhje për Kosovën në raport me Serbinë, është që të imponohen sanksionet për armatim ndaj Serbisë. Të përshpejtohen procedurat për PFP për Kosovën drejtë anëtarësimit në NATO. Të themelohet një bazë ushtarake e përhershme e ShBA-ve në Kosovë, sikurse në Poloni apo Gjermani. Dhe të përshpejtohet procesi i njohjes së pavarësisë së Kosovës nga 5 vendet e UE-së.

    Sikur të kishte vepruar Kosova, me një akt të tillë shtetëror – terrorist sikurse Serbia, do të kishte pasur pasoja me dekada ndaj Kosovës. Rrjedhimisht është e domosdoshme për popullin e Kosovës me pa veprime të qarta të partnerëve që ndajnë të njëjtat vlera demokratike me Kosovën dhe popullin e saj. Ne jemi dhe do të mbesim më proamerikanët në Europë, madje duke konkuruar që të jemi si shtet si Kosovë edhe më proamerikan se sa Texasi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark