×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bajrami rendit katër pika se pse Kosova ka dal keq në testin PISA

    Insajderi
    05 December 2023 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    PISA ka publikuar edhe rezultatet e testimit për vitin 2022. Kosova ka dalë jashtëzakonisht keq, duke u renditur në pjesën e fundit të listës së shteteve, si për matematikë, shkencë e lexim.

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas kësaj duke thënë se rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, që e rendisin Kosovën në vendin e 76-të janë të pritshme.

    Ajo ka theksuar se në tri vitet e fundit viti shkollor ka nisur me një muaj vonesë.

    Bajrami ka renditur në katër pika, arsyet që sipas saj kanë ndikuar që Kosova të dalë kaq poshtë:

    “1. Ministrja e Arsimit punën e parë si ministre e ka bërë duke shkelur Kushtetutën me kthimin prapa të reformës në arsim që e pati nisur Komuna e Kamenicës. 2. Veprimi i dytë i Nagavcit dhe i gjithë Qeverisë ka qenë mposhtja e SBASHK-ut dhe jo ngritja e cilësisë në arsim. Këtë betejë Qeveri-SBASHK e kanë paguar nxënësit, duke humbur mijëra orë mësimore”, ka shkruar Bajrami.

    “3. Shkelësja e Kushtetutës, pra ministrja Nagavci, bëri eksperimentin tjetër këtë vit me libra. Dhe, jemi në fund të gjysmëvjetorit të parë dhe ende ka nxënës që shkon me libra të pakompletuar në shkollë. 4. Sot, kur po e komentojmë këtë rezultat të PISA-s, MASHT-i me të dhëna të veta konfirmon se në vendin tonë rreth 73% e paraleleve dhe 33 % e shkollave nuk i plotësojnë kriteret ligjore për zhvillim të mësimit dhe ministrja ende s’ka ndërmarrë asnjë veprim për riorganizimin e rrjetit të shkollave”.

    4. Sot, kur po e komentojmë këtë rezultat të PISA-s, MASHT-i me të dhëna të veta konfirmon se në vendin tonë rreth 73% e paraleleve dhe 33 % e shkollave nuk i plotësojnë kriteret ligjore për zhvillim të mësimit dhe ministrja ende s’ka ndërmarrë asnjë veprim për riorganizimin e rrjetit të shkollave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark