×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ish-Presidenti Ibrahim Rugova në objektivin e fotografit Fahredin Spahija

    Insajderi
    21 January 2022 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është 16-vjetori i vdekjes së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Në kujtim të jetës e veprës së ish- presidentit po i publikojmë disa foto të ekspozitës “Rugova”, realizuar nga mjeshtri i fotografisë Fahredin Spahija, që u prezantuan në kuadër të manifestimit “Kujtesa e Kosovës” para 6 vjetësh.

    Për artistin e fotografisë, Fahredin Spahija, simpatija ndaj ish presidentit Ibrahim Rugova kishte filluar në fillimet e tij kur e ka parë në televizione ende pa qenë pjesë e politikës.

    “Simpatinë për atë e kam fituar shumë herët, po pastaj kur ka filluar të merret me politike dhe ka marr përgjegjësinë e krejt shqiptareve në Kosovë e kam vlerësu shumë Rugovën, pat jetë të shkurt po ka lënë shumë gjëra të mira dhe mbi angazhimin e tij është kriju kjo Kosovë, raportet e tij të krijume me amerikan e me shumë shtete evropiane që kanë qenë miq të përbetuar të Serbisë, siç është Franca Holanda, Britania e Madhe, Ibrahim Rugova me butësinë e tij me sinqeritetin e tij arriti të gjithë me i bo miq të përbetuar”, u shpreh Spahija për gazetën Insajderi.

    ©Fahredin Spahija

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark