×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-punëtorja kërkon afër 3 mijë euro për kompensimin e pagave jubilare nga IKSHPK-ja

    Insajderi
    20 December 2022 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë, të hënën është mbajtur seanca në rastin ku paditësja B.S kërkon 2 mijë 931 euro për kompensimin e pagave jubilare dhe pagave përcjellëse pas pensionimit nga e paditura Instituti i Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

    Gjykatësi Dardan Kadolli në fillim të seancës ka bërë të ditur se e paditura mungon, ndërsa sipas fletë-kthesës rezulton se e njëjta është ftuar në mënyrë të rregullt, ndërkaq mungesën nuk e ka arsyetuar.

    Mirëpo, seanca ka vazhduar të mbahet përkundër mungesës të së paditurës, raporton ”Betimi për Drejtësi”.

    Paditësja S. deklaroi se tash e tutje do të përfaqësoj veten në këtë lënde dhe jo përfaqësuesi.

    E njëjta ka se përkundër se ekziston ligji që i garanton pagat jubilare dhe pagat përcjellëse në pension, dhe pse ka bërë kërkesë tek e paditura, e njëjta nuk e ka realizuar një kompensim të tillë.

    “Bashkëshorti im i cili ka punuar në të njëjtin vend është kompensuar, kurse unë jo dhe kjo paraqet padrejtësi”, tha S.

    E njëjta shtoi se ngelet pranë precizimit të bërë nga përfaqësuesi i saj.

    Megjithatë, gjykatësi Kadolli ka konstatuar se konform nenit 258 par 5 të Ligjit për Procedurë Kontestimore gjykata do të shtyj vendosjen për lejimin ose jo të zgjerimit të padisë me qëllim që të njoftohet me këtë precizim e paditura.

    I njëjti ka konstatuar se shqyrtimi gjyqësor ka përfunduar, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 10 janar 2023.

    Ndërkaq më 8 dhjetor 2022 paditësja S. ka bërë precizimin e kërkesëpadisë në aspektin objektiv ashtu që të obligohet gjykata që në emër të tri pagave jubilare dhe pagat përcjellëse ta detyroj të paditurën që t’ia paguaj 2,931.00 euro si dhe shpenzimet procedurale në shumë prej 228 euro.

    Ndryshe, sipas padisë së 3 majit 2019, thuhet se më 5 mars 2019 e paditura i ka lëshuar paditëses S. vendimin për përfundimin e marrëdhënies së punës për shkak të mbushjes së pensionimit prej 65 vjeç, si kusht ligjor të Ligjit të Punës nr.03/L-22 dhe ky vendim ka hyrë në fuqi më 5 mars 2019 në të cilën ditë paditësja ka përmbushur kushtin ligjor për pensionim.

    Andaj mbi këtë bazë paditësja po kërkon që t’i aprovohet si e bazuar kërkesëpadia e paditëses B.S. dhe të obligohet e paditura që në emër të tri pagave jubilare, për 30 vite të punës në IKSHPK .

    Po ashtu paditësja po kërkon që në emër të pagesave përcjellëse me rastin e pensionimit në lartësi të tri pagave mujore me kamatë 8 përqind dhe që të obligohet e paditura që t’ia paguan paditëses S. edhe shpenzimet e procedurës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark