×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ish sindikalisti: Kurti i la pensionistët dhe punëtorët në fund të pusit

    Insajderi
    01 May 2023 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-sindikalisti Ndue Kalaj, ka thënë se Qeveria Kurti e ka bërë prioritet çështjen e veriut të Kosovës, ndërsa pensionistët dhe punëtorët i ka lënë në fund të pusit.

    Ai ka shtuar se gjatë asnjë qeverisje tjetër, qytetarët nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë ekonomike.

    “Ato çka thotë Kurti nuk janë të vërteta sepse ai që dy vjet e gjysmë as nuk ka rritur pensione dhe as pagën minimale”.

    “Shikoni çfarë rritje enorme e çmimeve, çfarë inflacioni ka dhe paga minimale e cila është më së paku që 10 vjet, 175 euro sot, Kurti edhe pas dy vjetëve e gjysmë e mban të njëjtën dhe nuk i dimë arsyet”.

    “Kurti në bazë të programit të punës që e ka paraqitur,  është duke u munduar ta maskojë sepse Kurti çështjen e veriut e ka pasur në diskutimin e 7-të apo 8-të, sot e ka qitur të parin ndërsa qytetarët, pensionist i ka lënë në fund të pusit.

    “Më keq janë sot me Qeverinë Kurti sesa me kryeministrat tjerë. Ky i ka lënë plotësisht punëtorët dhe pensionistët në pozitën më të rëndë që mundem me qenë. Çka është puna e tij nuk e dimë”, tha Kalaj në Klan Kosova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark