×
  • Sport
  • Sport

    Ish-trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu në bisedime të avancuara me skuadrën e njohur shqiptare!

    Insajderi
    23 May 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i mirënjohur nga Shkupi, Ardian Nuhiu, në një deklaratë ekskluzive për Open-TV, ka konfirmuar se është në bisedime me Shkëndijën e Tetovës.

    “Po, jam në bisedime. Jemi takuar. Unë më herët kam pasur oferta nga klube të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, por kam dashur një projekt serioz afat gjatë që punohet në aspektin profesional. Unë dëshiroj të ndërtojë vet ekipin dhe pastaj nuk iki përgjegjësisë. Për këto arsye kam qëndruar i pa angazhuar në këto gjashtë muaj”, deklaroi Ardian Nuhiu.

    44 vjeçari në sezonin 2010/2011 e ka fituar titullin e kampionit me Shkëndijën, atëherë si lojtarë, dhe tani dëshiron ta fitoj si trajner. Ishte titulli i parë kampion për kuqezinjtë e Tetovës.

    Ndryshe, Ardian Nuhiu më herët ishte trajner i Dritës së Gjilanit me të cilën skuadër ka fituar kampionatin dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa ka qenë i rregullt në garat evropiane. Janë të paharrueshme ndeshjet me Fejenordin holandez dhe Antverpenin belg, por edhe disa të tjera.

    Ai trajner i Dritës ishte emëruar në shkurt të vitit 2019. Në sezonin 2019/2020 e kishte fituar titullin kampion.

    Trajneri shkupjan ka mbi 100 ndeshje zyrtare me Dritën, duke shënuar 58 fitore, 21 barazime dhe 21 humbje.

    Ardian Nuhiu ka qenë edhe trajner i FC Shkupi në periudhën 201-2018. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark