×
  • Sport
  • Sport

    Ish-ylli i Juventus shënon gol të “çmendur” në MLS!

    Insajderi
    03 April 2023 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndeshja mes Toronto-s dhe Charlotte nuk përfundoi në mënyrën më të mirë për skuadrën e Bernardeschi-t dhe shokët e tij, të cilët pasi kaluan në epërsi 2-0 në fund të pjesës së parë u kapën nga kundërshtarët në 2-2.

    Ngushëllimi i pakët i italianit ishte goli i jashtëzakonshëm që shënoi, duke shkaktuar brohoritjet e stadiumit, që e lejoi Toronto-n të kalonte në avantazh në minutën e 6-të të lojës.

    Trajneri i ekipit të Bernardeschi-t, Bob Bradley, vlerësoi aftësitë e ish-lojtarit të Fiorentina-s dhe Juventus-it: “Ai ka këtë aftësi për të goditur topin, i cili, i kombinuar me erën e fortë, i bën goditjet e tij nga këndi një kërcënim të vërtetë. Ishte një kombinim i gjithçkaje, por ai me të vërtetë godet topin në një mënyrë të veçantë”.

    Federico Bernardeschi me golin e tij hyri zyrtarisht në historinë e Toronto-s duke arritur një rekord të pabesueshëm. Italiani ia doli në tentativën e vështirë për të shënuar nga këndi, një ngjarje që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e klubit kanadez dhe stadiumi e nderoi duke u ngritur në këmbë.

    Në fund të ndeshjes, ish-lojtari i Serisë A zbuloi: “E provuam në stërvitje sepse ndryshuam pak ekzekutimin në goditje nga këndi, u përpoqa të gjuaja në portë dhe pata fat”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark