×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ish-ylli i Liverpoolit dhe Anglisë i shpëton vdekjes, pësoi aksident të rëndë

    Insajderi
    12 September 2022 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-futbollisti i Anglisë, Andry Carroll është përfshirë në një aksident të tmerrshëm “kokë më kokë.”

    Mercedes GLS SUV i tij prej 130 mijë paund u përplas me një Ford Fiesta.

    Dëshmitarët treguan se ish-sulmuesi i Liverpul, Newcastle dhe Wes Ham dukej “i trullosur dhe i tronditur” kur doli nga makina.

    Lojtari më pas shkoi me shpejtësi për të kontrolluar gjendjen e tre personave që ndodheshin në Fordin e kuq.

    Një rrotë e përparme e Mercedes-it të zi të Carroll-it doli. Panelet anësore dhe një pjesë e parakolpit u thyen gjithashtu.

    Dëshmitarët thanë se Carroll, 33 vjeç iu nënshtrua analizave së bashku me gruan shofere të Fiestës.

    Asnjë arrestim nuk u bë. Steve Garboulb e pa përplasjen në orën 15:25 të së shtunës në Romford, Londrën Lindore , dhe tha: “Ishte me fat që askush nuk vdiq.”

    “Fiesta dhe Mercedesi u përplasën kokë më kokë dhe një automjet i tretë u godit. Ishte një aksident i frikshëm.”

    John Cooper, i cili jeton aty pranë tha: “Kam dëgjuar zhurmën më të tmerrshme. Pashë Andy Carroll duke dalë nga automjeti i tij, dukej i trullosur.”

    Carroll, i cili ka nëntë paraqitje për Anglinë, kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me skuadrën e Championshipm West Bromwich Albion, por kontrata e tij nuk u rinovua.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark