×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Isha mendu njëherë edhe si dukem, para se të dilja ne debat me Çekun”, kandidatja e VV’së fyen kritikët e ministrit për pamjen e jashtme

    Insajderi
    08 February 2023 - 22:09

    Të shpërblyerit me poste nga pushteti i Kurtit kanë eskaluar edhe në kritika për pamjen e jashtme të atyre që i bëjnë pyetje kritike ministrave të Qeverisë Kurti. Nuk dihet saktë se për cilin panelist e ka fjalën e shpërblyera me post nga pushteti i Kurtit, Majlinda Bregasi.

    Por, ajo bëri këtë postim pas një debati në KTV, në të cilin Çeku ishte prezent.

    Tre veta i pati përballë Çeku. Të tretë i bënin pyetje.

    Nuk dihet se a ka fjalën për të tretë apo vetëm ndonjë prej tyre ka dukje të papërshtatshme për tu përballur me ministrin Çeku, sipas ish-kandidatës për deputete të VV’së.

    Ajo në profilin e saj në “Facebook” ka shkruar se para se dikush të del në debat me ministrin Çeku duhet të mendoj mirë.

    Sipas saj duhet patur argumente dhe talent për të bindur publikun. Ndërsa për fund edhe ofendoi kritikët e këtij të fundit.

    Bregasi tha se duhet edhe menduar se si duket personi që i del përball Ministrit të Kulturës.

    Unë isha mendu së paku tri herë me dal në debat Hajrulla Çekun, herën e parë a kam mjaft argumente, të dytën a ia dal me IQ dhe herën e tretë a kam mjaftueshëm talent me e bind publikun 😬🙈 Nejse isha mendu nje here edhe si dukem“, shkroi ajo.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark