×
  • Sport
  • Sport

    “Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja” – Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

    Insajderi
    16 May 2024 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori i Lecces, Ylber Ramadani,  ka treguar për një problem shumë të rëndë shëndetësor që kishte disa javë më parë, ku ishte frikësuar se do të vdiste. 

    Ramadani gjatë një bisede me DAZN falënderoi publikisht Leccen dhe drejtuesit për mbështetjen e tyre nga momenti i parë.

    “Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja. Presidenti, drejtor sportivi, trajneri dhe klubi, ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë”.

    “Për dhjetë ditë më shikuan sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit”, ka thënë Ramadani për DAZN Talks.

    Më 23 prill, Lecce lëshoi ​​një buletin zyrtar mjekësor, ku konfirmoi se lojtari kishte një abces në qafë që ia vështirësonte frymëmarrjen.

    “Ramadani pësoi një absces në qafë që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Lojtari iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara, të cilat i lejuan të shmangte operacionin”, thuhej në deklaratën e klubit. /Telegrafi/ 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark