×
Show / Fashion

ISHP: 7 këshilla për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut

Insajderi
29 July 2019 - 14:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tensioni i lartë i gjakut i njohur ndryshe si hipertension është një gjendje shëndetësore që prek shumicën e njerëzve në botë.

Kjo gjendje shëndetësore mund të çojë në sulme në zemër, goditje në tru dhe madje mund të shkaktoje edhe humbje të shikimit. Instituti i Shëndetit Publik ka rekomanduar 7 këshilla për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut.

Humbni peshë. Duke qenë mbipeshë rrit rrezikun e tensionit të lartë. Edhe një humbje e vogël në peshë mund të ndihmojë pasi sjell një ndryshim të madh në mbajtjen nën kontroll të tensionit dhe përmirësimin e shëndetit të zemrës.

Ndiqni një dietë të shëndetshme për zemrën. Dieta mesdhetare përqendrohet në ngrënien e shumë perimeve dhe frutave dhe uljen e indyrnave të ngopura, mishit dhe karbohidrateve si makarona dhe bukë.

Kufizoni sasinë e kripës. Qëllimi është të hahet jo më shumë se 1.500 mg në ditë. Ka një lidhje të fortë midis marrjes së tepërt të natriumit dhe hipertensionit dhe çrregullimeve të tjera metabolike.

Mos pini duhan. Të gjithë fokusohet tek fakti se se pirja e duhanit është aq e keqe për mushkëritë tuaja dhe se është një rrezik për kancer, por e vërteta është se është edhe një faktor tejet i rëndësishëm edhe për sulmet në zemër dhe infarktet gjithashtu.

Aktiviteti fizik. Ecni, vraponi apo bëni stërvitje. Sido të jetë bëjeni pjesë të rregullt të javës suaj. Ka shumë studime që sugjerojnë se 30 minuta stërvitje kardiovaskulare tri ditë në javë, ndihmon në zvogëlimin e shanseve të tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe ndihmon në menaxhimin e kolesterolit. Këta janë të gjithë faktorët e rrezikut për goditje dhe sëmundje të zemrës.

Ulni nivelin e stresit. Niveli i stresit është një nga faktorët e rritjes së presionit të gjakut ndaj përqendrimi në gjërat pozitive ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.

Merrni rregullisht mjekimet. Për pacientët që kanë vështirësi në uljen e tensionit të gjakut përmes dietës dhe stërvitjes, nevojitet marrja e ilaçeve në mënyrë të rregullt.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark