×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ishte duke u trajtuar në Psikiatri në Gjilan, arratiset i burgosuri

    Insajderi
    16 July 2023 - 10:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë nga Spitali Gjilanit-Reparti i Psikiatrisë është arratisur i burgosuri, M.G, i akuzuar për Veprën Penale Kanosje.

    SHKK thotë se ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes.

    “Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit është iniciuar procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata janë pezulluar nga puna”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark