×
Insajderi / Insajderi

“Ishte e Sali Çekut, forcat serbe nuk mundën t’i thyenin kodet e saj”, Vllasi sjell radiolidhjen

Insajderi
10 April 2023 - 21:42
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Komandanti i njësitit Kobra, Naser Vllasi, ka thën se kazerma në Koshare ka pasur të merret në ditën e parë sipas planit operativ, por që u desh ditën e dytë të merret.

Vllasi ka thënë se njësiti i tij ka pasur ndër ushtarët më të mirë në UÇK dhe kanë qenë të parët që janë futur në kazermë. Por më pas ai shtoi se ka pasur raste kur ka pasur zjarr aksidental gjatë luftës.

Ai ka sjellë radiolidhjen e Sali Çekajt duke treguar edhe historinë e saj, se si ra në duart e serbëve por ata nuk arritën të thyenin kodet e saj.

“Ishte e Sali Çekut, forcat serbe nuk mundën t’i thyenin kodet e saj”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark