×
  • Sport
  • Sport

    Ishte me familjen e tij – sulmohet arbitri i finales së Europa League! Tifozët e Romës ‘fluturojnë’ karriget kokës së anglezit

    Insajderi
    02 June 2023 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arbitri anglez i finales së Europa League, Anthony Taylor është sulmuar në aeroport nga tifozë të Romës, të cilëve duket se nuk u ka pëlqyer aspak mënyra se si ai drejtoi finalen e humbur nga ekipi i tyre kundër Sevilla-s.

    Anglezi ishte së bashku me bashkëshorten në aeroport, teka italianët “i zunë pusinë” dhe e kanë sulmuar me fjalë ofenduese dhe sende të forta. Veç shisheve të ujit, në drejtim të trajnerit ka “fluturuar” edhe një karrige.

    Gjest i shëmtuar dhe i dënueshëm nga tifozët e Romës, të cilët nuk e kanë kapërdirë humbjen në finale. Pas ndodhisë jo të këndshmë, Taylor u shoqërua nga siguria në pjesën VIP të aeroportit në Budapest.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark