×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte JETIM” ish-mësuesi i 18 vjeçarit përlot me fjalët për Lulzimin

    Insajderi
    21 January 2024 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vrasja në mënyrë mizore e e 18 vjeçarit nga Podujeva ka ngjallur shumë reagime.

    Ish-mësuesi i tij, Faton Bunjaku ka shkruar se Lulëzim Fejzullahu, ishte një model i të riut të edukuar edhe pse ishte jetim, shkruan Insajderi.

    Ai në një postim në Facebook, i “kërkoi” falje tashmë ish-nxënësit të tij të ndjerë për ambientin e pasigurtë të krijuar në vend.

    Postimi i plotë:

    LULZIMI ishte nxënës i imi për dy vite, ishte model i një të riu të edukuar edhe pse ishte JETIM.

    Na fal Lulzim, ndoshta ishte dashur të të flasim më tepër se kjo botë nuk është e drejtë sa je TI për të. Ishte dashur të të them se njerëzit e mirë e të drejtë edhe pse janë në rrugën e tyre, nganjëherë ”ua zënë rrugën horrave”.

    Na fal Lulzim, që ne si shoqëri kemi krijuar një ambient të pasigurt ku do të duhej të rriteshin fëmijët model siç ishe TI!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark