×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ishte një gabim”, kryeministri Xhaferi flet për ndezjen e puros në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    10 February 2024 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Talat Xhaferi kryeministër i qeverisë të Maqedonisë së Veriut, pas përzgjedhjes si udhëheqës i kabinetit të qeverisë teknike, ishte parë me puro në prani të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpartiakëve të tjerë.

    Ky veprim i tij kishte nxitur kritika dhe reagime duke qenë se Kuvendi atje kishte miratuar Ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit.

    Për këtë Xhaferi tha se ishte një gabim dhe se mban përgjegjësi si të gjithë qytetarët.

    “Sigurisht që edhe për këtë ka një përgjigje: Ka institucion përkatës që mund të bëjë ankesën përkatëse, unë do të mbaj përgjegjësi si të gjithë qytetarët. Ishte një gabim, por ndoshta atmosfera ishte e tillë dhe ndodhi. Pra, nuk po e mohoj që është diçka që nuk duhej të ndodhte, prandaj ka një institucion që mund të reagojë dhe unë do të përgjigjem në përputhje me reagimin e tyre”, tha ai në një intervistë për DW.

    Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut me 28 janar, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.

    Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark