×
  • Showbiz
  • Show

    Ishte pjesë e “Përputhen”, ky është konkurrenti nga Kosova që do të hyjë sonte në “BBVK”

    Insajderi
    20 January 2023 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reality-show “Big Brother VIP Kosova” është përballur me disa dalje ditëve të fundit. Në natën e spektaklit të hënën u largua reperi, Getoar Aliu “Getinjo”, teksa para pak ditëve këngëtari Gjon Karrica është detyruar të largohet, pas një sulmi epileptik që pësoi brenda shtëpisë së famshme dhe po vazhdon të trajtohet në QKUK.

    Në promon e publikuar para pak orësh nga faqja e “Big Brother VIP Kosova” u bë e ditur se sonte do të jenë 4 hyrje të reja në shtëpinë e famshme.

    “Express Rozë” ka mësuar nga burime të sigurta se banori më i ri i shtëpisë më të famshme do të jetë Atdhe Xheravina.

    Atdheu vjen nga komuna e Gjakovës, ku më parë ka marrë pjesë në emisionin e dashurisë “Për’puthen” dhe tani vonë ishte pjesë edhe i emisionit “Kepi i tundimeve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark