×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi / Insajderi

    Religjioni, politika dhe sulmi – Rrëfimi ekskluziv i Valon Sylës për InDoks

    Insajderi
    21 April 2023 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një rrëfim ekskluziv për InDoks ka folur gazetari më i përfolur aktualisht në Kosovë: Valon Syla.

    Qysh nga viti 2006, Syla ishte marrë me ngjarjet religjioze për InDoks ai ka ndarë disa prej raportimeve të tij kundër siç e quan ai islamizmit fanatik. Syla ka qenë ndër gazetarët e parë që ka folur publikisht kundër rrymave radikale.

    Arsyeja pse ka vendosur të flas me argument sipas tij kundër islamit është se nuk ka dalë askush publikisht të iu thotë se janë gabim.

    “Njerëzit kanë hezituar shumë të flasin për këtë temë”, thotë ai derisa shpjegon arsyet pse.

    Përmend edhe debatet e shumta që ishin bërë për mënyrë e ritualit të të falurit namazin. Thotë se ka pasur largime të hoxhallarëve më liberal nga xhamitë.

    Gazetari Syla flet edhe për koketimin e politikës me fenë për interes të votës. Kjo praktikë sipas tij ka filluar të aplikohet pas vitit 1999-ën.

    LDK thotë se kishte koketim më shumë me katolikët sikurse AAK, ndërsa PDK e AKR me shumë me myslimanët. Kjo thotë se ndodhte për dy arsye.

    “Flirti më i ashpër me islamin fanatik është me Vetëvendosjen”, ka deklaruar gazetari.

    Mes tjerash ai ka folur edhe për sulmin fizik që iu bë ditë më parë, që doli se prapa qëndronin tre të rinj të lidhur ngushtë me besimin islam.

    Intervistën e plotë me Sylën mund ta ndiqni të dielën, ora 20:00. Në Kanal 10 dhe live në Insajderi.TV në YouTube.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark