×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili: Do të shtojmë personelin mjekësor në të gjitha QKMF-të në Kosovë

    Insajderi
    08 February 2021 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka takuar personelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

    Ismaili a falenderuar secilin prej tyre për shërbimin ndaj qytetarëve.

    Tutje, Ismaili ka shkruar se plani i tyre për Rimëkëmbjen e Shëndetësisë është shtyllë kryesore për fuqizimin e mjekësisë primare.

    “Personeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë po bën një punë të jashtëzakonshme në përballje me pandeminë. Sot i falënderova për shërbimin ndaj qytetarëve, por edhe për vetëmohimin, sepse gjysma e stafit kanë qenë edhe vetë të infektuar nga virusi. Pikërisht për rëndësinë e madhe që ka për shëndetin e qytetarëve, në planin tonë për Rimëkëmbjen e Shëndetësisë shtyllë kryesore është fuqizimi i mjekësisë primare. Do të shtojmë personelin në të gjitha QKMF-të në Kosovë, për të siguruar mjekë dhe infermierë për çdo familje në vend”, ka shkruar Ismaili./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark