Kandidati për kryeqytetin nga radhët e PDK-së, Uran Ismaili, ka vizituar mbrëmë banorët në Kolovicë dhe Vneshta.
Ai ka shkruar në Facebook se problemet kryesore të qytetarëve në këto lagje janë ujërat e zeza dhe vështirësitë me trafikun urban.
Ismaili ka premtuar se deri në vitin 2023, Kolovica dhe Vneshtat do të jenë të pastra, me transport të rregulluar urban, shkolla të digjitalizuara dhe me shumë hapësira sportive.