Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi është ankuar në fushën e Malishevës pas disfatës së ekipit të tij me rezultatin 2:1.
Malisheva triumfoi sot ndaj Prishtinës për të marrë tre pikë tejet me rëndësi për objektivin që kanë.
Por, Ismet Munishi pas ndeshjes i përgëzoi lojtarët e tij – teksa tha se nuk e di a ka fushë të tillë si kjo e Malishevës diku në botë.
“Me të thonë të drejtën i përgëzoj lojtarët për angazhimin, kësi fushe nuk e di a ekziston ne botë dikun përveç këtu. Topi kërcen shumë dhe rreziku për lëndime është i madh”, tha Ismet Munishi për Art Sport1.