Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini, po diskutohet rreth kryendeshjes së ditës së sotme, ajo në mes Prishtinës dhe Balkanit.
Ismet Munishi e komentoi ndeshjen në “Fadil Vokrri”, duke thënë se ishte një shfaqje e bukur, si nga futbollistët në fushë, ashtu edhe nga tifozëtia “Plisat”.
Trajneri i njohur tha se, Plisat janë krenaria e shqiptarisë, e jo vetëm e Prishtinës.
“Mu mpëlqeu Prishtina sot shumë, ndeshja ishte shfaqje fantastike, “Plisat” ishin fantastik. Prishtina gjithmonë duhet me lu me reflektorë, atmosfera po bëhet ma e mirë, tifozët po kanë më shumë kohë me shku në “Fadil Vokrri”, tha Munishi.
“As në Premier Ligë nuk ka kështu ( duke folur për Plisat), bënë një atmosfrë fantastike në “Fadil Vokrri”, këta janë krenaria e kombit shqiptar, jo vetëm Prishtinës”, përfundoi Munishi.