×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Isni Kilaj paraqitet para Gjykatës Speciale, ja për çka po po hetohet

    Insajderi
    04 November 2023 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Isni Kilaj sot u paraqit për herë të parë para Gjykatës Speciale.

    Ai ishte arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në bazë të urdhrit për arrestim të lëshuar nga ZPS.

    Brenda 48 orësh pas paraqitjes së parë, Gjykatësi do të vendosë në lidhje me mbajtjen e mëtejshme në paraburgim ose lirimin e ish kryetarit të Malishevës.

    Gjykatësi i Gjykatës Speciale tha se ekziston dyshim i bazuar ndaj Isni Kilajt, për veprat penale, ‘Pengim i personave zyrtarë për kryerjen e detyrave zyrtare’, dhe ‘shkelja e fshehtësisë së procedurës”.

    “Më 2 nëntor 2028 Prokurori i Specializuar lëshoi fletëarrestim për Isni Kilaj. Ekziston dyshim i bazuar për vepra penale, ‘pengim i persoave zyrtare për kryerjen e detyrave zyrtare’, ‘shkelja e fshehtësisë së procedurës’. Kilaj u transferua në objektin e Hagës më 03.11.2023. seanca e sotme nuk është seancë gjyqësore, pasi ende nuk është dorëzuar aktakuza nga prokurori i Speciliaur. Sot duhet të sigurohem se i dyshuari është i informuar për arrestimin e tij, dhe arsyet se pse po mbahet në paraburgim. Gjithashtu përfshiet këtu dhe e drejta e tij që të marr avokat”, tha gjykatësi i Gjykatës Speciale.

    Gjykatësi e pyeti Kilajn se nëse ka marr fletarrestimin, ai konfirmoi se po.

    Ndërsa, prokurori i rastit, Mat Holling tregoi se gjatë bastisje në shtëpinë e Kilajt janë gjetur materiale që ndërlidhen me veprën penale “shkelja e fshehtësisë së procedurës”.

    “Gjatë bastisjes janë gjetur materiale…Duke pasur informacion të tillë shkelja e fshehtësisë së procedurës, nënkuptojmë që ky material do të përdoret për pengim gjyqësorë”, ka thënë Holling.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark