Në numër tejet të madh të pjesmarrësve dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm u mbajt sot takimi përmbyllës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në komunën e Istogut në krye me Ilir Feratin.
Tubimi madhështor dhe entuziazmi i simpatizantëve të kësaj partie i dhanë emocione kandidatit për kryetar, Ilir Feratit. Ai në fjalën e tij u shpreh që fitoren në Istog e ka nder dhe përgjegjësi të dyfishtë. Ndër të tjerash ai shtoi se do të jetë kryetar i të gjithëve e për të gjithë, pa dallim.
Ferati poashtu ftoi të gjithë qytetarët që të dielen të dalin dhe të votojnë ashtu që të vazhdojnë të ruajnë Istogun, si qytet të vlerave, urtësisë e kulturës.
Përkrahja e madhe që ka ardhur për Ilir Feratin në Istog po shënohet nga figurat e Lidhjes Demokratike të Kosovës si vulosje e rikthimit të madh të LDK-së në nivel republikan.